Connect with us

Bota

Shkencëtarët kthejnë në jetë krimbin e ngrirë për 46 mijë vite

Shkencëtarët kanë ringjallur një krimb 46,000-vjeçar, që më parë mendohej të ishte zhdukur, por gjatë gjithë kësaj kohe ka “jetuar” në permafrostin e Siberisë.Sipas një studimi të botuar në PLOS Genetics, shkencëtarët zbuluan përmes analizës së karbonit se nematodat mikroskopike, të njohura më mirë si krimbat e rrumbullakët, datojnë në epokën e vonë të Pleistocenit.“Ky krimb i vogël pritet të thyejë Rekordin Botëror Guinness, pasi ka mbetur në një gjendje të ngrirë për shumë kohë,” tha për Sky news, Teymuras Kurzchalia, autor i studimit dhe profesor emeritus në Max Planck Instituti i Biologjisë Qelizore Molekulare dhe Gjenetikës në Gjermani.

“Ringjallja e krimbit pas 46,000 vjetësh mahniti të gjithë shkencëtarët. Është  tepër si përralla e Bukuroshes së Fjetur, por për një periudhë shumë më të gjatë,” tha profesori.Këto krijesa kanë aftësinë të paralizojnë sistemet e tyre ndërsa janë në kushte të papërshtatshme mjedisore përmes një gjendjeje të quajtur kriptobiozë, që do të thotë se janë në gjumë të thellë dhe nuk do të lëvizin ose riprodhohen, dhe metabolizmi i tyre ndalon.Studiuesja Anastasia Shatilovich zbuloi dy nematoda në kriptobiozë në temperaturat nën zero në vitin 2018, të cilat i ktheu në laborator.

Një grup shkencëtarësh më pas ishin në gjendje të shkrinin krimbat prehistorikë në jetë përmes ushqimit dhe ujit dhe t’i nxirrnin nga gjendja e tyre e mbyllur.“Është një kënaqësi të shohësh papritur jetën, kafshët e gjalla që zvarriten sërish pasi kanë qenë të ngrirë për 46,000 vjet,” tha për Reuters Dr. Philipp Schiffer, udhëheqës i grupit kërkimor në Universitetin e Këlnit.Më parë mendohej se krimbat e rrumbullakët mund të ruanin një gjendje të kriptobiozës vetëm për 40 vjet – por analiza e materialit bimor që nematodat hëngrën përpara se të hynin në kriptobiozë zbuloi se datonin rreth 46,000 vjet të vjetra.

“Më parë, ne kishim treguar se nematodat nga permafrost siberian me morfologji në përputhje me gjinitë Panagrolaimus dhe Plectus mund të ringjalleshin mijëra vjet pasi ishin ngrirë,” shkruan shkencëtarët në punimin e tyre. “Disa individë nematodë të qëndrueshëm u gjetën në dy nga më shumë se 300 mostrat e studiuara të depozitave të permafrostit që përfshijnë mosha dhe gjeneza të ndryshme.”“E gjithë toka duket se po lëviz në një mjedis më ekstrem. Dhe unë mendoj se duke studiuar këto specie, duke krahasuar gjenomet dhe duke parë se si ata u përshtatën me këto kushte ekstreme, ne mund të mësojmë shumë rreth biologjisë së ruajtjes. Ne mund të mësojmë gjëra që mund të na informojnë për të shpëtuar ndoshta speciet e rrezikuara dhe të mendojmë për masat mbrojtëse dhe të gjitha këto gjëra.”Rezultati është i dobishëm për studiuesit për të kuptuar mbijetesën afatgjatë të organizmave dhe procesin e evolucionit njerëzor, si dhe një hap përpara në zbulimin se si të rikthehen shkencërisht speciet e zhdukura.

Advertisement