Pinknews
“Shko te plaku”/ Gerti ironizon Valbonën për Laertin, moderatorja ndihet e fyer
Gerti iu drejtua Valbonës me ironi për raportin që ajo ka me Laertin.
“Ja ku e ke plakun, merre për krahu. Shpresoj mos të të fiket rrugës”, i tha banori Valbonës. Kjoe fundit i kërkoi të ndalonte. Ndërkohë që debati vijoi më pas, mes Valbonës dhe Loredanës, që kritikoi sjelljen e gazetares.
Pjesë nga debati:
Valbona: Ti bëj çfarë të duash, por për Laertin mos ndërhy! S’të takon. Se çfarë bën ti me Jozin është puna jote dhe puna e Jozit, nuk të ndërhyj. Por të thuash, justifikon Gertin është e tmerrshme
Loredana: Po them që nëse edhe ti bën të njëjtën gjë, edhe ti e ke fajin
Valbona: Kur të ofendojnë burra nga 50 vjeç?
Loredana: Dhe ti e ke thënë
Valbona: Ti shtiresh Loredana! Të dalësh të mbrosh Gertin ti, a e kupton se çfarë thua. Këtu do jemi kur të të vërsulet jeta
Loredana: Ka mënyra të tjera
Valbona: Çfarë mënyrash të tjera?
Loredana: Bona, është hera e parë dhe e fundit që më bërtet në surrat!
Valbona: Nuk po të bërtas
Loredana: Hera e fundit! Të betohem që ti nuk di të kesh komunikim normal, je dhe gazetare mbi të gjitha
Valbona: Çfarë të të them unë ty, se je modele dhe ke një komunikim normal