Bota
Shkoi të përshëndeste kolegët dhe bie nga skela, 43-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

Një aksident tragjik në punë ka ndodhur në Sardenja në zonën e Gallurës në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një punëtor shqiptar nga Kosova.
Sipas mediave italiane punëtori që ndërroi jetë quhej Bashkim Bitiçi dhe ka lindur në Kosovë në vitin 1981. Tragjedia ndodhi pasditen e së shtunës 24 shkurt në rrugën Londra.
Sipas raportimeve, 43-vjeçari ra nga lartësia prej 10 metrash, para kolegëve të tij. Dëshmitarët e pranishëm raportojnë se Bashkimi nuk ishte në detyrë në punë, por ishte në vendin e kalimit për të përshëndetur miqtë. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit tragjik .

