Connect with us

Bota

Shkon në 5 numri i viktimave në sulmin në Gjermani

Pesë njerëz, përfshirë një foshnjë nëntë muajshe, u vranë dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën të martën kur një makinë hyri me shpejtësi në një zonë pedonale në qytetin perëndimor të Gjermanisë Trier.

Ministri i brendshëm i shtetit Rhineland-Palatinate, Roger Leëentz, tha se dy gra të moshës 25 dhe 73 vjeç dhe një burrë, 45 vjeç, të gjithë nga qyteti Trier, humbën jetën në incident.

Një grua 52-vjeçare humbi jetën më vonë. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Dëshmitarët thanë se njerëzit bërtisnin në panik dhe disa ishte hedhur në ajër nga forca e goditjes kur makina hyri në zonën e pazarit.

“Kemi arrestuar një person dhe një automjet është sekuestruar”, tha policia, duke shtuar se një i dyshuar 51-vjeçar gjerman nga zona e qytetit Trier ishte ndaluar brenda pak minutave pas incidentit dhe po merrej në pyetje, njoftoi policia.

Prokurori Peter Fritzen më vonë tha në një konferencë për shtyp se i dyshuari kishte pirë një sasi të konsiderueshme alkooli dhe autoritetet nuk po hetonin me supozimin se incidenti kishte ndonjë motiv të frymëzuar nga militantizmi islamik.

Ndërkohë që kryebashkiaku i Trierit Ëolfram Leibe tha: “Duket se bëhet fjalë për një të dyshuar me probleme mendore, por nuk duhet të japim gjykim të parakohshëm.”

Autoritetet thanë se një vlerësim më i plotë i shëndetit të tij mendor do të ishte i nevojshëm për të përcaktuar nëse personi mund të mbahej përgjegjës penalisht.

I dyshuari kishte kaluar netët e fundit në automjet dhe nuk dukej se kishte një adresë fikse, tha zëvendës shefi i policisë së Trierit Franz-Dieter Ankner. Ai e kishte huazuar automjetin, i cili ishte regjistruar në emër të dikujt tjetër.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *