Aktualitet
Shkon në 56 numri i të helmuarve në Bulqizë, qytetarët me të vjella në spital
Ka shkuar në 56 numri i personave të helmuar në Bulqizë.
Ka dyshime se shkak është bërë konsumimi i ujit të çezmës i cili është përzier me ujërat e zeza.
Qytetarët e helmuar kanë mbërritur këtë pasdite duke shfaqur shenja helmimi dhe të vjella.
Fillimisht ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë, por me shtimin e të helmuarve ka dalë në dritë shkaku.
Vlen të thuhet se kjo nuk është hera e parë që qytetarët në Bulqizë helmohen nga uji i pijshëm megjithatë asgjë nuk është bërë për ta hetuar këtë problematikë.