Connect with us

Aktualitet

Shkrumbohet fabrika e këpucëve, nuk ka persona të lënduar, zjarri rrezikon banesat

Një fabrikë këpucësh në fshatin Shullaz të Kurbinit është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Nga raportimet e deritanishme bëhet me dije se dëmet janë të shumta, por janë vetëm materiale. Asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, duke qenë se në momentin që ka rënë zjarri, të gjithë punëtorët ishin larguar nga fabrika.

Nga ana tjetër, magazina është shkrumbuar totalisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses që po punojnë për të shuar flakët. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, por flakët janë përhapur dhe rrezikojnë banesat.

Advertisement