Connect with us

Kronike

Shkrumbohet fabrika në Elbasan

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar fabrikën e sfungjerit në fshatin Katund i Ri të Elbasanit. Fabrika e sfungjerit në pronësi të Florenc Salibashit ushtronte aktivitetin prej vitesh, pa pasur asnjë problem të raportuar më parë.

Ndërkohë për shkak të përmasave të mëdha të flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur 5 automjete zjarrfikëse që kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë janë evakuuar të gjithë punonjësit që ndodheshin në fabrikë gjatë rënies së zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz përveç atyre materiale.

Një defekt në sistemin elektrik raportohet të ketë sjellë shkrumbimin e fabrikës së sfungjerit me vendndodhje në fshatin Katund i Ri të Elbasanit.

Advertisement