Dhe kjo “luftë” në terren duket se ka shqetësuar kryetarin e PS dhe njëherazi kryeministrin Edi Rama. Rama u është drejtuar të gjithë kandidatëve përmes një mesazhi duke kërkuar që secili prej tyre të respektojë kufijtë e zonave elektorale të përcaktuara nga drejtuesi politik.

“Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti”, thuhet në mesazhin e Ramës.

Kreu i qeverisë i ka tërhequr vëmendjen edhe kandidatëve të listës së mbyllur të cilët në këto zgjedhje nuk e kanë të nevojshme të bëjnë fushatë për veten. Rama u kujton atyre se nuk duhet kurrsesi të kërkojnë vota për kandidatët e listës së hapur, por vetëm për PS-në, numrin 5.

“Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën””, vijon më tej mesazhi i Ramës.

Mesazhi i Ramës drejtuar kandidatëve të PS:

“Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën”.