Kronike
Shoferi i Lindita Nikollës gjuajti me armë, reagon policia
Sherri masiv në Hamallë paraditën e sotme, ku shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolla ka dhunuar familjen Kaçi ka ndodhur për arsye pronësie. Sipas policisë Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij ka dhunuar familjen Kaçi dhe më pas ka qëlluar drejt tyre me armën e shërbimit. Po ashtu bëhet me dije se 6 persona të përfshirë në këtë ngjarje janë shoqëruar në polici.
Njoftimi i Policisë:
Hamallaj, Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N. Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë