Pinknews
Shokët e Luizit zbulojnë ‘prapaskenat’: Letrën e burrit të Oltës e ka shkruar
Ditën e djeshme një dramë u krijua me llogarinë e Luizit në Instagram, e cila i kaloi në menaxhim motrës së tij, Ina Ejllit. Kjo e fundit ndryshoi edhe emrin e llogarisë, me arsyen se ka patur “sulme kibernetike.” Ndjekësit e Luizit pësuan rënie, ndërsa vijuan teoritë në lidhje me këtë lëvizje. Dy grupe në rrjetet sociale, dhanë dy versione të ndryshme dhe hodhën akuza kundrejt njëri-tjetrit. Anaid Kaloti dhe Jetmir Salaj, deklaruan se imazhi i Luizit është nën menaxhimin e “TCH’. Kjo gjë u hodh poshtë nga shokët e Luziti, Mario dhe Joni, së bashku me Meridian Ramçajn. Këta të fundit, Arbër Zeka, u shprehën se Anaid Kaloti menaxhon rrjetet sociale të Olta Gixharit, madje ka qenë ai i cili ka shkruar letrën me të cilën aktorja u surprizua disa javë më parë.
“Le të dali Anaidi tani publikisht të thotë kush e ka shkruar letrën e Olta Gixharit që ka lexuar burri i Oltës brenda në shtëpi. A është Anaidi personi që e ka shkruar letrën? Le të dalë publikisht ta thotë që “PO” unë jam personi që kam shkruar letrën”-tha Meridiani.