Connect with us

Aktualitet

“Shoqëria po vlon si kazan”/ Sociologu flet “karta të hapura”: Lagje ku gëlon droga dhe prostitucioni…

Sociologu Gëzim Tushe tha se shkalla e kriminaliteti në vend po vjen duke u rritur është bërë si bukë e përditshme. Ai tha se motivet e krimit janë të larmishme.

“Shkalla e kriminalitetit në vend po vjen duke u rritur është bërë si bukë e përditshme. Kjo tregon që në Shqipëri po rritet shkalla e neurotizmit dhe krimi po bëhet banal. Motivet e krimit janë të larmishme; me probleme pronësie, konflikte të ndryshme, krimi brenda familjes, krimi i adoleshentëve. Duket sikur ky kazan i shoqërisë shqiptare po vlon dhe po realizohet një lloj parashikimi i bërë nga filozofët që breznitë po përkeqësohen dhe krimi ka filluar të bëhet dominant dhe po tenton që të na dominojë”, tha Tushe.

Sociologu rendit edhe shkaqet e rritjes së krimit në vend ndërsa thotë se shteti dhe policia nuk mund ta përballojnë të vetëm, por u duhen edhe aleatët që janë familja shkolla dhe institucione të tjera.

Tushe tha se kriminaliteti nuk përballohet vetëm nga policia, ndërsa thekson se familja dhe shkolla nuk luajnë rolin, atëherë përballimi i krimit do të jetë i vështirë.

“Krimi kërkon të na adoptojë. kriminelët kanë busull të fortë e kuptojnë dhe rritet kriminaliteti kur shteti është i zbutur dhe indiferenca qytetare është rritur, ku denoncimi qytetar ulet, reagimi qytetar nuk është kështu, kur shoqëria civile nuk bën detyrat kur edukimi në familje e shkollë për të edukuar qytetarin dhe jo këtë bishën njerëzore, që i merr jetën shokut babait, shëndeti i shoqërisë është bllokuar.

Kriminaliteti është infeksioni më i madh qytetar dhe nuk përballohet vetëm nga policia. Nëse familja dhe shkolla nuk luajnë rolin, polica nuk është fortë atëherë përballimi i krimit do të jetë i vështirë. Nuk e përballon dot i vetëm shteti krimin në këtë shoqëri, por kërkon aleatët, ndryshe indiferenca dhe siguria e budallait që në shoqërinë tonë është përhapur”, u shpreh ai.

Një tjetër alarm që ngriti sociologu Tushe është edhe përqëndrimi i drogave dhe prostitucionit në disa lagje të cilat i quan “lagje të vesit”.

“Kanë filluar të shfaqen lagjet e vesit, ku përdoret droga në mënyrë masive, ku gëlon droga, alkooli prostitucioni. Ajo është e përhapur në mënyrë kapilarë në gjithë shoqërinë por ka koncentrate policia duhet ta dijë qenë këtë zonë ushtrohet prostitucion i paligjshëm apo këtu është një vend ku përdoret droga kjo duhet hartëzuar dhe pastaj shteti ka nevojë për aleatët e vet në këtë çështje. Tani shteti është i butë, por nuk duhet të lejojë të shkelet ligji por të forcohet”, përfundoi ai.

Advertisement