fbpx
NTV
No Result
View All Result
14/01/2021 , 1:21
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
14/01/2021 , 1:21
NTV
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Shoqëritë e kursim-kreditit arrijnë vlerën e 94 milionë eurove

Aktivet e shoqërive të kursim-kreditit arritën vlerën e 11.7 miliardë lekëve ose rreth 94 milionë eurove në fund të muajit shtator.

by Ballhysa
11/12/2020 , 12:32
0 0
Shoqëritë e kursim-kreditit arrijnë vlerën e 94 milionë eurove
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përmasat e këtij sektori janë rritur 8.3% me bazë vjetore. Pasi qëndroi në stanjacion gjatë tremujorit të dytë të vitit, në tremujorin e tretë ky sektor i është kthyer sërish rritjes.

Megjithëse ky sektor zë një peshë relativisht të vogël ndaj totalit të sektorit financiar në vend, ngelet i rëndësishëm sidomos për financimin e fermerëve dhe bizneseve të vogla në zonat rurale. Rreth 71% e aktiveve të shoqërive të kursim-kreditit janë kredi të dhëna për anëtarët. Portofoli i kredisë të dhënë nga SHKK-të arriti në 8.3 miliardë lekë, në rritje me 8% krahasuar me një vit më parë.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, subjekti më i madh në treg është Fed Invest (ish-Unioni Shqiptar Kursim-Kredi) me rreth 55% të totalit të aktiveve, i ndjekur nga Alb-Progress me rreth 11% të tregut.

Aktiviteti ndërmjetësues i SHKK-ve mbështetet në pjesën më të madhe te depozitat e anëtarëve. Në fund të shtatorit, depozitat përbënin rreth 73% të detyrimeve totale të sektorit. Në vlerë, ato prekën shifrën e 8.6 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 9%.

Ndryshe nga sa ndodh në sistemin bankar, struktura e depozitave të SHKK-ve dominohet nga leku. 84% e depozitave totale pranë këtyre institucioneve janë në monedhën vendase. Aktualisht, Banka e Shqipërisë ka licencuar 14 SHKK dhe një union të tyre.

Rritja e depozitave të SHKK-ve vitet e fundit është mbështetur edhe nga përfshirja e tyre në skemën e sigurimit, që prej vitit 2017. Sipas ligjit, depozitat pranë SHKK-ve janë të siguruara deri në vlerën e dy milionë lekëve. Por, megjithëse ligji kërkon përfshirjen e tyre në skemën e administruar nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), gjysma e SHKK-ve nuk e ka përmbushur këtë detyrim. Sipas informacionit zyrtar në faqen e ASD-së, numri i SHKK-ve të përfshira në skemën e sigurimit është vetëm shtatë. Anëtarësimi në skemën e sigurimit të depozitave është i kushtëzuar me plotësimin e një sërë kërkesash ligjore dhe teknike, të rregulluara me akte nënligjore.

Për t’u anëtarësuar në skemë, SHKK-të duhet të certifikohen dhe të marrin një vërtetim të përmbushjes së kritereve nga Këshilli Drejtues i ASD-së. Por, jo të gjitha SHKK-të kanë kapacitete të mjaftueshme për plotësimin e këtyre kritereve dhe kjo është arsyeja kryesore pse vetëm gjysma e tyre janë të anëtarësuara në skemë.

Monitor/

Related Posts

Delina Ibrahimaj në Durrës për menaxhimin e pyetjeve/problematikave mbi procesin e Fiskalizimit.
Ekonomi

Delina Ibrahimaj në Durrës për menaxhimin e pyetjeve/problematikave mbi procesin e Fiskalizimit.

13/01/2021 , 21:07
Të dhënat e INSTAT: Papunësia është më e ulët tek ata me arsim 8-9 vjeçar
Ekonomi

Të dhënat e INSTAT: Papunësia është më e ulët tek ata me arsim 8-9 vjeçar

13/01/2021 , 9:09
Humbjet Nga Turizmi! Shqipëria Ndër 10 Vendet Me Rënien Më Të Madhe Në Evropë!
Ekonomi

Humbjet Nga Turizmi! Shqipëria Ndër 10 Vendet Me Rënien Më Të Madhe Në Evropë!

08/01/2021 , 15:14

Recent Posts

  • Shkarkimi – Trump zyrtarisht i akuzuar si nxitës i dhunës! Dhoma e Përfaqësuesve voton kundër Presidentit
  • BE: Shtetet anëtare të mos bëjnë porosi për kontrata individuale
  • Delina Ibrahimaj në Durrës për menaxhimin e pyetjeve/problematikave mbi procesin e Fiskalizimit.
  • Rindërtimi/ Rama inspekton dy shkollat në Tiranë “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu”
  • Viti i dytë i pandemisë mund të jetë “më i ashpër”

Kategorite

  • Aktualitet (1,091)
  • Bota (1,181)
  • Ekonomi (190)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (86)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (187)
  • Kronike (243)
  • Kulture (43)
  • LAJMI I FUNDIT (52)
  • Lifestyle (433)
  • MEMORIE (8)
  • Moti (87)
  • OPINION (35)
  • Pinknews (604)
  • Politike (311)
  • Rajon (108)
  • REAGIM (70)
  • Shendeti (297)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (26)
  • Sociale (53)
  • Sport (270)
  • Videonews (255)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!