Connect with us

Kosova

Shpërbëhet LVV/ Kosova në zgjedhje të parakohshme

Deputeti i LDK-së, Besian Fishta ka folur në lidhje me aksionin e opozitës në Kosovë. Ai tha se as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e mbështesin kreun e qeverisë Albin Kurti.
Mes tjerash ai theksoi se ka filluar të zbehet besimi i deputetëve te Kurti ndërsa nënvizoi se nëse vazhdon dëmtimi i interesave të popullsisë së Kosovës nuk përjashtojnë mundësitë për protesta.
“Këto dy javët e fundit shihet se LVV edhe pse ka shumicën e deputetëve, fatkeqësisht nuk mund të kenë të gjithë votat. Kurtit po i rrëshqet nga duart dita-ditës situata. Ka mos disiplinë dhe mos-koordinim në rradhet e Vetevendosjes”- deklaroi Fishta duke theksuar se grupi parlamenar i Kurtit do shperbehet dhe do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Advertisement