Kronike
Shpërndanin drogë në Durrës e Sukth, lihen në burg 7 të arrestuarit
Të rinjtë që u arrestuan pak ditë më parë për drogë janë lënë në burg. Ata kanë dalë sot para gjykatës së Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Për shtatë prej tyre, gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ ndërsa për 24-vjeçaren Kristel Balla vendosi masën ‘detyrim paraqitjeje’.
Në burg janë lënë shtetasit Tani dhe Goni Muça, Alban Vela, Amonali Halili, Ergi Curri, Gentian Gonesha, Stivens Bulku. Gjatë operacionit të koduar “Last deal” nga policia, u arrestuan 4 prej tyre që vepronin si grup kriminal për shpërndarjen e drogave të forta në qytetin e Durrësit.
Gjatë operacionit, u sekuestruan një pako kokainë, dhjetëra doza kokainë, peshore elektronike, shuma parash të përftuara nga shitja e drogës si edhe dy automjete. Ndërsa në kuadër të operacionit “Foremost”, u arrestuan 4 të tjerë për shpërndarjen e drogave të forta në Sukth.