Connect with us

Kronike

Shpërndante kokainë në parkingun e spitalit, arrestohet 27 vjeçari shqiptar

Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Perugia pasi është kapur teksa shpërndante kokainë pranë një parkingu spitali. Karabinierët u vunë në ndjekje të tij për shkak të lëvizjeve të dyshimta që i riu kryente me makinë. Pas kontrollit të bërë në automjetin që drejtonte shqiptari, janë gjetur disa doza kokainë duke bërë që kontrolli të shtrihet edhe në shtëpinë e tij, ku u gjetën doza të tjera kokaine dhe rreth 9200 euro të përfituara nga shpërndarja e drogës. 27 vjeçar kishte mbërriur në Itali me vizë turistike dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë.

 

Advertisement