Kronike
Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 34-vjeçarja
Një 34-vjeçare është arrestuar pasi shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Denisa Bushka është arrestuar në flagrancë nga efektivët e policisë, të cilët pasi i shutruan kontroll fizik i gjetën kokainë. Ajo kishte rreth 40 doza kokaine gati për shitje. Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.