Connect with us

Aktualitet

Shpërthen Andi Bushati: Këta plehrat janë bërë kasap i Ramës, Ilir Metën ta kalbin

Analisti Andi Bushati u shpreh me tone të ashpra në emisionin “Të Paekspozuarit’ për dosjen e SPAK-ut ndaj ish-presidentit Ilir Meta, që është lënë dje në burg nga GJKKO. Bushati tha se  dosja është me dy standarde dhe me të njëjtën gjë që tjetrin e fusin në burg, “Ramën me bandën e tij i bëjnë heronj”.

“Ata që kanë bërë krime, le të vuajnë edhe pak burg të padrejtë. Problemi është edhe ky burgu i padrejtë ka të njëjtën masë dhe peshë për të gjithë?

Këta plehrat janë bërë kasap i Ramës për të zhdukur opozitën. Po të lexosh 150 faqjet e dosjes, gjen me dhjetëra argumenta, që edhe kjo dosje është me dy standarde dhe me të njëjtën gjë që tjetrin e fusin në burg, Ramën me bandën e tij i bëjnë heronj, i japin mundësinë të vjedhin. Kam nxjerrë disa pika ulëritëse”- tha Bushati.

Bushati tha se SPAK nuk heton njerëzit e mazhorancës, madje nuk i prek ata edhe kur dalin në dosjen e Metës, pasi qëllimi është goditja selektive ndaj opozitës.

“Mora kënqësi gati orgazmike kur lexova dosjen, ishte me thashethemet e gjithe Tiranës.

Duke lexuar dosjen, a ka trafik influence për të ndihmuar biznese, dyshime, po patjetër. Duket që kryesisht Monika Kryemadhi dhe Meta me influencën shefi shefi, kanë ndihmuar biznese dhe përfituar prej tyre. Këtu jam dakord me SPAK, politika shqiptare bën lobim, të gjithë e bëjnë. Me para të padeklaruara, bëjnë foto me Obamën, Trumpin, Meta takon senatorë.

Problemi është, pse janë banditë këta? Dakord ta kalbin Ilir Metën, por me të njëjtin standard duhet të ishte Basha, Rama në burg. Këta po lënë banditët aktualë të vjedhin, duke futur në burg për të njëjtat kritere çdo opozitar tjetër. Ku duket kjo në dosje?

Lexo sot një shkrim fantastik të Ola Xamës, e cila ka marrë mundimin të lexojë dosjen dhe çfarë thotë? Te lobimi del edhe Tavo, po ai veshi brekë Rilindase dhe SPAK nuk merret. Del te CEZ-DIA edhe Agron Çela, por ai veshi tanga rilindase dhe SPAK nuk merret. Te ligji tjetër, Nasip Naco, veshi poture rilindase, e kemi dëgjuar në telefon me Ter Kokën dhe SPAK nuk merret. Këto janë dy standartet.

Do standard tjetër? Ilir Meta loboi për ligjin për minierat dhe po e marr që do të merrte vilë në shpërblim, po Ilir Meta 19 deputetë kishte. Po ata 53 te tjerët? Po fjalimin e Edi Ramës se sa i mirë është ky ligj?

Sa vila kanë marrë këta 53 me Zamir Manen? Apo SPAK-u, ka futur hurin dhe shef vetëm nga syri që do? Prandaj i quaj banditë. Meta, Monika, Salianji, Beleri, Sali Berisha, të japin llogari, por SPAK nuk mund të bëhet toga e pushkatimit të opozitës për të lënë hajdutët e 5D të vjedhin prapë”, tha Bushati.

Advertisement