Aktualitet
Shpërthen avokati: SPAK u krijua nga politika dhe po përdoret kundër opozitës
Për avokatin Sokol Hazizaj, SPAK është një strukturë e krijuar nga politika dhe tani po përdoret kundër opozitës.
Gjatë bisedës Hazizaj tha; ‘mos prisni ju që Dumani të ju thotë, më mori në telefon kryeministri’.
“Të mos pranosh që tek SPAK, apo çdo organ kushtetues, që kryeministri dhe politika nuk ka ndikim, ky është absurd i kohës. Nuk ka organ kushtetues ose jo, të mos induktohet nga politika. Kjo është një e vërtetë absolute që nuk lidhje fare me asgjë relative. Mos prisni ju që Dumani të ju thotë, më mori në telefon kryeministri. Sepse kjo strukturë është krijuar nga politika dhe po përdoret kundër opozitës.
A mundet që Dumani të ishte transparent. Nuk i ka ato mundësi ligjore për të qenë kaq transparent në kuptimin procedurial. Vetë Kuvendi e ka dërguar Dumanin në raportimin para Kuvendit, në kundërshtim me vetë dispozitën. Ky raportim nuk duhej të ishte sot në muajin korrik, por në afatin maksimal fundin e qershorit.
Nga fundi i qershorit deri në 15 korrik ka pasur ec e jake sa të duash, mes politikës kuvendore dhe Dumanit. Ky 15 ditësh ka qenë ose 15 ditësh presioni ose paqeje.
Politika sot duhet të fillonte pse pikërisht sot raportimi i institucioneve kushtetuese vjen me kaq vonesë.
Ka pasur diçka. Mua nuk më shqetëson fare nëse një masë sigurie nuk ekzekutohet, sepse ka rëndesë ndaj personit që është marrë masa e sigurimit dhe ka disa të tjera figura penale që nëse nuk ekzekutohet ka largime, etj.
Çështja është nëse këto largime janë bërë për shkak të rrjedhjes së informacionit dhe kjo rrjedhje është bërë nga strukturat apo vetë struktura, apo kanë përmbajtje politike.
Ama kuvendi është i detyruar ti kërkojë raste të ngjashme strukturës së posaçme’, tha Sokol Hazizaj.