Aktualitet
Shpërthen bombola e gazit në banesë, shkrumbohen orenditë
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq.
Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila ka shpërthyer në katin e dytë të një godine.
Sipas të dhënave nga shërbimi zjarrfikës, zjarri ka djegur totalisht orenditë e një dhome, ndërsa ka rrezikuar të përhapej edhe në ambientet e tjera të shtëpisë si edhe godinat ngjitur saj.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses bëri të mundur vënien në kontroll të flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.