Aktualitet
Shpërthen bombola e gazit në një banesë, lëndohet 67-vjeçari

Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

