Politike
Shpërthen Braçe: Fashist i vogël i Berishës, lëviz me krimin/ I kundërpërgjigjet i ati i Lapajt: Mos…
Zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj nuk ka nisur ende, por kjo nuk do të thotë që palët që pretendojnë karrige nuk janë në terren. Bashkë me punën në terren vijnë edhe përplasje, siç është ajo që po zhvillohet prej ditësh mes Erion Braçes dhe Adriatik Lapajt. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj nuk i kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale për zhvillimet më të fundit për zgjedhjet në Divjakë. Braçe e cilësoi Lapajn si “fashist i vogël i Sali Berishës”, teksa shfaqi një video të Lapajt, ku ky i fundit akuzonte Fatjon Lenën si zv.ministër që është përfshirë veprimtari antiligjore të votës së diasporës. Por Braçe pretendon se Lena nuk ka qenë kurrë pjesë e administratës, ndërsa nuk i kursen fyerjet ndaj Lapajt.
REAGIMI I BRAÇËS:
‘Fatjon kujdes se më evidentohesh që po bën të thëna anti-ligjore për votën e diasporës. Mos e bëj! Kujdes dhe ki frikë nga ligji. Kam informacione se po bën terror, kujdes, po ta them mos të thuash nuk më paralajmërove.’
ME DEGJO MUA TANI TI FASHISTI I VOGEL I SALIH BERISHES, ose më mirë të them instrumenti, perzervativi me të cilin Sali Berisha mendon të mashtrojë dhe të p*llojë atë pjesën gri të popullsisë që do të shkojë për të votuat. Fatjon Lena nuk ka qenë kurrë zëvendësministër, nuk ka qenë kurrë dhe as nuk do të jetë. Lista e zëvendësministrave është publike dhe ti gënjen. Fatjon Lena është 34 vjeç dhe nuk ka punuar kurrë dhe nuk ka firmosur kurrë në asnjë bordero shteti. Fatjon Lena është në djalë nga Divjaka, socialist, ndër shumë të tjerë që nuk ka përfituar asgjë nga PS. Është ndër të mirët dhe më të ndershmit nga ne. Bën një punë faktastike me PS. Jo me administratën por me anëtarë të PS brenda dhe jashtë vendit. Do vazhdoj ta bëj këtë punë Fatjoni dhe cilido nga socialistët në Bashkinë e Divjakës sepse po bën një punë të drejtë dhe të ndershme, sepse nuk po vlen vota me lekë dhe nuk ka nga pas asnjë erëkeq nga ata që të shoqërojnë ty. Jo me para trafiqesh, para që të rrethojnë ty. Ndërkohë që Fatjoni, unë, punojmë çdo ditë për të ndryshuar jetën e nejrëzve. Kuptove fashisti i vogël i Sali Berishës? Tani po të them edhe një gjë dhe mbajë në vesh mirë; ndale shantazhin dhe kërcënimin duke përmendur emra njerëzish që nuk të kanë asnjë borxh, nëse ke kurajo ti merru me mua, më kallëzo mua dhe do të të përgjigjem unë cep e më cep. Do të të përgjigjem unë erëkeqit tënd që gëlojnë në para të ndyra krimi dhe korrupsioni. Kuptove? Mbaje vath në vesh. Është hera e fundit që po të flas.
Përgjigjen e mori nga Lapaj, i cili vazhdon dhe ngul këmbë në pretendimet e tij se socialistët po kërcënojnë administratën për të siguruar vota në zgjedhje. Ndërkohë që i bën edhe thirrje që të dalë me kërcënimet ndaj tij.
“Erion Braçe, deputeti i Parlamentit ka 2 ditë që më kërcënon mua personalisht. Më kërcënon se po përballem me bandat e vjedhjes së votës dhe detyrimit te administratës për votat e diasporës. E di gjithë Shqipëria që ju si parti po kërcënoni krejt administratën për listat e votave në diasporë, o Erion! Mos merr flamurin e vjedhjes së votës; o Erion! Mos e kthe personale, o Erion! Po kërcënoni njerëzit në administratë, o Erion! Ka prova pafund o Erion! Unë ty nuk të kam llogari fare, o Erion! Kur guxon e bën me mua publikisht imagjino çfarë u bën pas kamerave punonjësve të shtetit, o Erion! Nga sot, sa kohë me pushtetin që ke më kërcënove publikisht unë dhe krejt familja ime të mbajmë ty përgjegjës për çdo milimetër dëm që më vjen, o Erion. Rri rehat! Merre qetë se nuk e ke shtetin personal. Mos përdor pushtetin politik për të më kërcënuar, o Erion! Ke rreth 25 vite deputet, o Erion! Unë jam nga ata që nuk bëj pas, o Erion! Mos e kthe personale! Mblidh zagarët që po kërcënojnë administratën!”
Në debat, ka ndërhyrë edhe i ati i Lapajt, Ferman Lapaj, i cili i ka komentuar vetë socialistit në videon ku i ofendon të birin.
“Z. Braçe Ferman Lapaj jam Babai i Adriatikut ju dëgjova dhe mu dukët shumë i shqetësuar! Ju jeni deputet këtu e 25 vite, do të duhet të ishit mësuar me politikën e të ishit më i qetë. Sigurisht edhe më me etikë! Nëse im bir të ka hyrë në hak juve personalisht unë ndodhem në Sarandë dhe të pres të më paraqitesh me ankesën pasi djalit tim i dal Zot unë dhe ai nuk guxon ti bjerë kujt në qafë. Nëse djali im merret me krimin për atë punë ka polici dhe prokurori. Ju nuk keni punë! Kërkova të gjeja çfarë të ka bërë ty personalisht, por nuk gjeta gjë Nëse për politik e ke kërcënuar ke bërë shumë gabim! Djali im nuk mban dot vëth se as unë babai i tij nuk kam mbajtur Mos e përsërit më! Të përshëndes!,“-shkruan i ati i politikanit.
Që nga shkëmbimi i këtyre replikave, nuk ka pasur më debate të tjera virtuale mes tyre, por duket se përplasjet do të vazhdojnë deri në ditën e fundit, kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.