Connect with us

Politike

Shpërthen Gjokutaj: Rusët me në krye Elisa Zheleznovën nxorën armët…

Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë Genc Gjokutaj ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas situatës së sotme në kuvend ku u përdor dhuna ndaj deputetëve të opozitës.

Gjokutaj shkruan se mazhoranca sot nxori armët kundë opozitës.

“Kuvendin sot kjo mazhorancë e ktheu si nëndetësja 105! Ruset me në krye Elisa Zheleznovën nxorën armët sepse sipas tyre nëndetësja ishte ruse!

Por në fakt 105-a ishte nëndetëse shqiptare dhe pavarësisht përdorimit të armëve nga rusët ajo u kthye në bazën e saj në Pashaliman!

Prandaj ti Elisa je në botën e çudirave qe nga dita qe te vune ne krye te Kuvendit ndërkohe që këtij të fundit po i dhembin plagët pasi ai është krijuar për llaf e jo per hu!

Pinokun KM e ka kapur paniku sepse duke qenë i drunjtë nga çakmakët e Opozitës ai do të marrë flakë i pari!”, shkruan Gjokutaj.

Advertisement