Connect with us

Politike

Shpërthen ish-ambasadori: Nuk ishte Kongres i PS, por i militantëve të Ramës

Diplomati, ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho ka folur në lidhje me kongresin e PS, për të cilin u shpreh se nuk ishte një kongres por një mbledhjë në funksion të liderit të padiskutueshëm të partisë i cili nuk bën gjë tjetër veç se përcmon bashkepunëtorët e tij.

Nesho është shprehur se në mbledhje mbajtën fjalime individë të deklaruara duke mos qënë as anëtarë të partisë, në një kongres partie.

“Do të doim të ishte një mbledhje e partisë, por fatkeqësisht ishte një mbledhje në funksion të liderit të padiskutueshëm, dhe nuk do ta quaj një kongres partie por është një miks mes kongreseve të revolucionit kulturor në Kinë dhe të kohës së diktaturës, por edhe në kohën e diktaturës kishtë disa rregulla. Së pari vetë kongresi tregoi që nuk ishte kongres i partisë por ishte i militantëve që donin Ramën,dy diskutimet e para, si të Helenës ashtu edhe të ministres për çështjet europiane, kishin ardhur ne PS, vetëm sepse lideri i isaj ishte një lider që i mbushte me vizionin e tij për te ardhmen e Shqipërisë. Të deklaruara duke mos qënë as anëtarë të partisë, në një kongres partie.

Së dyti, edhe në kongreset e diktaturës, ka pasur një rregull që liderët ngopeshin të ishin frymëzues të doktrinave të tyre, këtë e bënte edhe Enver Hoxha në Shqipëri , kurse ky kënaqet duke i përçmuar bashkepunëtorët e tij, duke i treguar atë vend që ata e meritojnë sepse janë treguar si delet mbrapa duke ngritur kartonet, dhe duke duartrokitur edhe në kongresin e fundit pa asnje personalitet dhe ky i shtyp me këmbe të tërë.

Ajo që ishte më qesharakja në kongres ishte kur ish ministri i mbrojtjes i një vendi anëtar të NATO-s, që ne mendojmë kaq shume, nuk dinte kush ishte pozicioni i tij, por e mëson në sallë, nga dëshirat e liderit që nuk ishte më ministër mbrojtje”- u shpreh më tej Nesho

Advertisement