Connect with us

Aktualitet

Shpërthen Kreshnik Spahiu: Populli shqiptarë nuk meriton as këtë qeveri, dhe as këtë opozitë

Juristi Kreshnik Spahiu me tone të larta thotë se populli shqiptar nuk meriton as këtë qeveri, dhe as këtë opozitë. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Spahiu tha se edhe qeveria edhe opozita janë tagër i hetimit të SPAK. Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj se shqiptarët do të meritonin një alternativë të re më të ndershme duke larguar idhujt e tyre të cilët i kanë zhgënjyer.

‘Jemi përballë një situatë ku dy subjekte politike gjejnë forma për ta goditur prokurorinë, ky popull nuk e meriton as këtë qeveri dhe as këtë opozitë. Qeveria dhe opozita janë tagër i hetimit të SPAK, kemi një opozitë ku tre liderët e saj, janë në dosje penale dhe në hetim. A e meriton populli shqiptar të ketë një qeveri gjysmë të arrestuar apo në hetim, shqiptarët do të meritonin një alternativë të re më të ndershme duke larguar idhujt e tyre të cilët i kanë zhgënjyer. Këta janë peng i drejtësisë. Këta nuk kanë sovranitet asnjëherë. Njëri lëpihet dhe tjetri i shpall luftë pushtetarëve.’- tha Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Prokuroria e Posaçme e ka favorizuar Sali Berishën. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu tha se fakti që nuk janë në arrest me burg, po arrest shtëpie, ka të drejtë që të mendoj se SPAK po e favorizon.

‘Dhëndri është në një akuzë më të rëndë sesa vjehrri, ndërkohë që vjehrri ka qenë në detyrë. Është jo e logjikshme që vjehrri të ketë një akuzë më të lehtë se dhëndri. SPAK e favorizon Sali Berishën, a e favorizon për shkak të frikës për lidhjet që ka Berisha, apo një lloj përkëdhelje politike, kjo i përket një lloj analize tjetër. SPAK jo që nuk e ka persekutuar por e ka favorizuar. Çdo subjekt tjetër që është në akuzë për korrupsion pasiv apo pastrim parash, është në burg. Fakti që nuk janë në arrest me burg, po arrest shtëpie, unë kam të drejtë të them se SPAK e favorizon Berishën. Fakti që e ka vonuan 3-4 vite ka pasur frikë ta vendosë në akuzë. Tregon faktin se Berisha është favorizuar nga SPAK, të dy janë në shtëpi.’- tha Spahiu.

Advertisement