Connect with us

Bota

Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, të paktën 21 të plagosur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të cilëve rëndë, sipas njoftimit të shërbimeve të emergjencës.

Shpërthimi ndodhi në orën 15:00 në lagjen Vayekas.

Hetimet fillestare tregojnë se shpërthimi lidhej me një rrjedhje gazi, e cila shkaktoi shembjen e katit të sipërm, duke e shkatërruar plotësisht hapësirën. Sipas raportimeve fillestare, stabiliteti i ndërtesës nuk është në rrezik, siç raportohet nga “Elconfidencial”.

 

Advertisement