Bota
Shpërthim i fuqishëm në Iran, rëndohet bilanci i viktimave, ja sa arrin numri
Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 170 janë plagosur si pasojë e dy shpërthimeve gjatë një ceremonie në qytetin Kerman në Iran që shënon përvjetorin e vrasjes së komandantit të lartë Kasem Sulejmani. Autoritetet iraniane thonë se ishte një sulm terrorist.
Qindra njerëz po ecnin drejt varrit të komandantit të lartë i cili u vra nga një sulm me dron amerikan në Irak në vitin 2020 si pjesë e një ceremonie për ta përkujtuar atë. Shpërthimi i dytë ndodhi rreth 15 minuta pas të parit.
Pamjet e televizionit shtetëror tregon ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe që kujdesen për personat e plagosur. Gjenerali, ishte komandant i forcave revolucionare “Quds” të Iranit e cila është shpallur organizatë terroriste nga SHBA. Komandanti u kishte mbijetuar disa atentateve nga agjencitë perëndimore, izraelite dhe arabe përpara sulmit amerikan, një vrasje që shkaktoi një rritje të tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Ai ishte një figurë kyçe në fushatën e gjatë të Iranit për të dëbuar forcat amerikane nga Lindja e Mesme.
Vrasja e Sulejmanit nuk kaloi pa hakmarrjen e Iranit i cili ndërmorri sulme kundër një baze ushtarake amerikane në Irak më 8 janar 2020 dhe vetëm disa orë më vonë, forcat iraniane gabimisht rrëzuan një avion ukrainas me pasagjerë që ngrihej nga Teherani, duke vrarë të gjithë në bord.