Connect with us

Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në një kantier në ndërtim në Tiranë, dyshohet për tritol

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një kantier në ndërtim në Tiranë.

Sipas Policisë shpërthimi ishte i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

‘Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.’, njofton policia.

Advertisement