Bota
Shpërthime të reja në Kiev, alarme ajrore në të gjithë vendin
Pas sulmit masiv me mbi 50 dronë, gjatë natës pati sërish alarme ajrore në kryeqytetin ukrainas, por jo vetëm. Dronë të tipit Sahed dhe raketa mbërritën nga Rusia, raportojnë mediat ukrainase. Pak pas mesnatës, banorët u këshilluan që të qëndronin të fshehur dhe pas orës 01:30 të mëngjesit, u regjistruan sulme në disa qytete të Ukrainës. Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka vizituar së fundmi Rusinë dhe ka deklaruar se vendet të cilat ndihen të kërcënuara nga armët bërthamore mund të jenë pjesë e aleancës me Rusinë në mënyrë që mos të kenë asgjë për t’u shqetësuar pasi “do të ketë armë bërthamore për të gjithë”.
Nga ana tjetër, pas sulmit me dron, në prag të festimeve për themelimin e kryeqytetit ukrainas, Presidenti Zelensky dërgon një mesazh të ri: “Gjatë historisë së tij, Kievi ka qenë dëshmitar i mizorive të ndryshme nga pushtuesit por u mbijetoi atyre dhe t’i mbijetojë të gjithëve. Asnjë prej tyre nuk do të jetë këtu!”
Në përditësim…