Bota
Shpërthimi i kolerës në kampin e refugjatëve në Çadin lindor, të paktën 68 të vdekur

Të paktën 68 persona kanë vdekur nga kolera në Çadin lindor që kur u shpall një epidemi në fund të korrikut në një kamp për refugjatët sudanezë, tha të martën ministria e shëndetësisë në N’Djamena për AFP.
“Pas njoftimit të rastit të parë të kolerës në kampin Dougy, ne numërojmë që nga 26 gushti një total prej 1,016 rastesh të dyshuara duke përfshirë “68 vdekje”, tha për AFP Tajaddine Maamat Alamamin, drejtori i komunikimit të ministrisë, duke shtuar se numri përfshin pacientët që janë shëruar, njerëzit që ende po trajtohen dhe ata që kanë vdekur
Epidemia u shpall në fund të korrikut, kur në kamp u regjistruan katër vdekje dhe 42 raste të dyshuara.
Kolera është një infeksion akut i traktit gastrointestinal, i transmetuar veçanërisht përmes ushqimit, ujit të kontaminuar me bakterin Vibrio cholerae.
Ajo shkakton diarre akute, të vjella, dhimbje muskulore dhe dehidratim dhe mund të çojë në vdekjen e pacientit brenda disa orësh, nëse nuk jepen antibiotikë dhe nëse nuk ka hidratim të menjëhershëm. Është jashtëzakonisht e rrezikshme për fëmijët, veçanërisht për më të vegjlit.
Në një deklaratë, OKB-ja tha se “përhapja e shpejtë” e sëmundjes ka të ngjarë të jetë për shkak të “fluksit të madh” të refugjatëve sudanezë në kampe dhe fshatra në zonat në kufirin Çadi-Sudan, ku ata nuk kanë “qasje në kanalizime dhe ujë të pijshëm të përshtatshëm”.
Sudani, vendi i tretë më i madh në Afrikë, është rajoni në botë më i goditur nga kolera: më shumë se 2,400 vdekje janë regjistruar këtë vit në 17 nga 18 shtetet e tij, sipas UNICEF-it.

