Connect with us

Aktualitet

Shpërthimi ku u plagos një 26-vjeçar, flet me lot në sy i ati: I ra dera në kokë, dy ditë që nuk përmendet

Shpërthimi me tritol i ndodhur në Elbasan para banesës së Xhovana Nikolli, një personash i njohur në rrjete sociale dhe e dashura e të penduarit të drejtësisë Amarildo Nikolli, ka lënë të plagosur një 26 vjeçar.

I riu Enea Thomarai u plagos pasi i ra dera në kokë nga shpërthimi i tritolit, edhe pse shënjestra ishte fqinja e tij. Në një intervistë televizive, babai i 26-vjeçarit tha se gjendja e të birit është kritike për jetën.

Ai tha se djali i tij ndodhet ende në gjendje kome dhe se mjekët kanë dhënë shanse “50 me 50” për zgjimin e tij.

“Isha në gjumë vetëm shpërthimin dëgjova si bombe atomike, aq e fuqishme ishte. U ngrita dhe pashë që djalit i kishte rënë dera mbi kokë. Djali nuk përmendje ishte shtrirë në korridor. Mora ambulancën u vonua shumë, ndërsa polica erdhi për 30 sekonda. E morën djalin dhe nuk di më se çfarë i kanë bërë djalit në spital të Elbasanit dhe më pas e çuam te Truama në Tiranë. Ka dy ditë që nga ajo natë që djali nuk është përmendur dhe është në intubim e tani në reanimacion nuk reagon fare kemi bërë tentativë për ta zgjuar që ta shikojmë si do reagojë. Ai po shkonte për në tualet dhe shpërthur duke i rënë dera në kokë. Kur u ngritëm e pamë të shtrirë në korridor”, tha ai.

Ai kërkoi edhe përkrahje nga shteti, ku kërkon që t’i krijojë mundësi për të lëvizur nga ajo banesë.

“Kërkoj përkrahje nga shteti sepse këtu nuk rrihet më, ato mburren në rrjete sociale më vijnë telefonata nga të gjitha anët, kërkoj të kem përkushtim për djalin tim që të më bëhet çuni mirë. I bëj thirrje Taulant Ballës të më përkrahë të më heqë nga këtu , unë nuk iki dot poshtë jam invalid nuk iki dot nuk kam dalë më nga shtëpia qëlloi edhe kjo tani”, tha ai.

Advertisement