Kronike
Shpërthimi me tritol në një banesë në Fushë Krujë, ja kujt iu vendos lënda plasëse
Një sasi lënde plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një banese në Fushë Krujë, fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin dy vëllezërit bashkë me familjet e tyre dhe nëna e moshuar. Sipas raportimeve për BalkanWeb, dy vëllezërit merren me mobileri dhe nuk njihen si persona problematikë.
“Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.