Connect with us

Aktualitet

Shpërthimi në magazinën në Lushnje, mes të dëmtuarve dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi

Mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje mësohet se është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi. Pak më parë u regjistrua dhe viktima e dytë ku bëhet me dije se pasi ndërroi jetë i ati, vinçieri Landi Verçani, ka humbur jetën dhe djali i tij.

Kujtomë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistrua dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

Aktualitet

Të veshur me të zeza/ Hamasi publikon videon rrëqethëse të dy pengjeve izraelite që po mbahen në Gazë prej 7 tetorit

Hamasi, grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, publikoi një video të shtunën të dy pengjeve izraelite, të cilët është duke i mbajtur në Rripin e Gazës prej 7 tetorit.

Videoja është e xhiruar ngjashëm sikur videot e kaluara të pengjeve që i kishte bërë publike grupi radikal palestinez. Këto video janë dënuar nga Izraeli si “terrorizëm psikologjik”.

Dy burrat, të identifikuar si Keith Siegel 64 vjeç, dhe Omri Miran 47 vjeç, flasin ndaras në këtë video. Ata u shprehën dashuri familjarëve të vet dhe kërkuan të lirohen, sipas REL.

Mirani ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij në komunitetin Nahal Oz në sy të bashkëshortes dhe dy fëmijëve të vet të rinj gjatë sulmit vdekjeprurës të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, e cila e nxiti luftën në Gazë.

Siegel, i cili ka shtetësi amerikane dhe izraelite, u rrëmbye bashkë me gruan e vet nga një qytet tjetër kufitar. Bashkëshortja e tij u lirua më vonë gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor.

Videoja e tyre u publikua të shtunën gjatë festës së Pashkëve izraelite.

Për një çast duke folur, Siegel shpërthen në lot duke e kujtuar kremtimin e kësaj feste së bashku me familjen vitin e kaluar dhe duke shpresuar se do të bashkohet me ta.

Rreth 250 izraelitë dhe të huaj u rrëmbyen në jug të Izraelit nga Hamasi dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

Gjatë marrëveshjes së nëntorit Hamasi i liroi 105 pengje – shumica e të cilëve gra dhe fëmijë – në shkëmbim të një armëpushimi njëjavor dhe lirimit të 250 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Besohet se edhe 133 pengje janë duke u mbajtur ende në Gazë, prej të cilët 30 mendohet se kanë vdekur.

Bisedimet indirekte mes Izraelit dhe Hamasit për ta siguruar lirimin e pengjeve të mbetura po vazhdojnë tash e shumë javë.

Hamasi e ka hedhur poshtë propozimin e kaluar për një armëpushim gjashtëjavor në këmbim të lirimit të 40 pengjeve.

Ky grup thotë se marrëveshja duhet të përfshijë armëpushim të përhershëm, tërheqje të plotë të ushtrisë izraelitë nga Gaza dhe kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre.

Por, Izraeli ngul këmbë se do t’i vazhdojë sulmet ushtarake derisa ta mposhtë Hamasin dhe se do ta vazhdojë praninë ushtarake në Gazë edhe pas luftës.

Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi pasi pjesëtarët e këtij grupi i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë atij sulmi në jug të Izraelit.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Continue Reading

Aktualitet

Tritoli ndaj gjyqtarit/ KLGJ: Ky akt përbën kërcënim serioz për gjithë shoqërinë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me krimin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ku iu vendos tritol derës së oborrit të banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj, ku nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

KLGJ përcjell shqetësimin për këto akte që sipas saj, cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare. KLGJ dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Dyshimet e para të grupit hetimor janë se motivi i ngjarjes lidhet për shkak të detyrës së gjyqtarit Tonin Sterkaj. Ai është gjyqtar pranë Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Reagimi i KLGJ-së:

Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

Continue Reading

Aktualitet

Të mërkurën rikthehet shiu dhe vazhdon disa ditë, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme pasi fillimi i javës parashikohet me mot me diell dhe temperatura relativisht të larta por më pas nisin edhe reshjet e shiut.

Në këtë mënyrë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura disa gradë më të larta për periudhën që ndodhemi.

Më pas duke filluar nga dita e Mërkurë dhe deri ditën e Premte pritet një paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 8-12m/s.

Continue Reading

Aktualitet

Tritoli në derën e banesës, zbardhet dëshmia e gjyqtarit në policinë e Shkodrës

Një sasi tritoli shpërtheu në orët e para të mëngjesit në banesës e shtetasit Tonin Sterkaj, me detyrë gjyqtarë në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:13 minuta në lagjen “Tom Kola” bën të ditur policia vendore e Shkodrës.

Sasia e tritolit është vendosur tek porta e oborrit të banesës së gjyqtarit Sterkaj vijon më tej policia teksa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Një person futet në rrugicë dhe ecën në këmbë dhe pasi mbërrin tek dera e banesës së gjyqtarit Sterkaj vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me shpejtësi dhe pas pak sekondash ndodh edhe shpërthimi.

Autori është i maskuar në fytyrë dhe deri më tani nuk është identifikuar nga efektivët. Ndërkohë gjyqtari Sterkaj ka qenë brenda banesës kur ka ndodhur shpërthimi së bashku me familjen e tij.

Pasi ka dëgjuar zhurmën ka dalë në ballkon, por pa e ditur se tritoli ishte vendosur në derën e tij. Një komshi e ka njoftuar dhe më pas ka vërejtur se ngjarja lidhet me të. Gjyqtari Sterkaj ka dhënë një dëshmi në policinë e Shkodrës duke thënë se dyshon se kjo ngjarje lidhet me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës por pa e patur të qartë se për cilin rast mund të bëhet fjalë konkretisht.

 

 

Policia vendore e Shkodrës është duke hetuar dhe sipas burimeve ka disa të dhëna që mund të çojnë në zbulimin e autorit të vendosjes së tritolit i cili sipas efektivëve është një person që mendohet se është paguar nga dikush tjetër që ka patur çështje në gjykatë. Policia vijon kontrollet në zonë dhe po ashtu grupi hetimor  po vijon veprimet në vendngjarje për  sigurimin e provave me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vendosja e lëndës plasëse në derën e oborrit të banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj dyshohet se është një mesazh kërcënues ndaj tij. Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa pak më përpara pati një periudhë dy vjeçare që ishte në gjykatën e apelit të Shkodrës dhe pas mbylljes së kësaj të fundit u rikthye në shkallën e parë duke vijuar detyrën e tij.

Continue Reading

Aktualitet

Pesë turistë britanikë bllokohen në “Shpellën e Pëllumbasit”, shkak terreni i vështirë malor dhe errësira

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 5 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë. Gjithashtu, fton ata dhe qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING