Kronike
Shpërthimi në noterinë e Fran Gjonit, a ka lidhje me vëllanë e tij, kreun e PD në Lezhë? Detajet

Detaje të reja janë zbuluar nga tritoli, i cili u vendos noterisë së Fran Gjonit në Lezhë.
Janë të përfshirë dy autorë në këtë ngjarje, të cilët kanë përdorur tritol me fitil që e kanë hedhur direkt nga makina. Nga pamjet e sigurisë, shihen dy persona, ku njëri nga autorët ka qenë në rolin e shoferit, ndërsa autori tjetër ka vendosur tritolin te shkallët para noterisë.
Autorët e dyshuar kanë udhëtuar me një automjet tip “BMW”, të aksidentuar, që nuk përdorej prej kohësh dhe në këtë ngjarje u përdor me targa te vjedhura. Po ashtu, dyshohet se autorët kanë dalë jashtë qytetit të Lezhës pas ngjarjes.
Policia ka dy pista ku po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje nëse lidhet me vetë Fran Gjonin, i cili prej vitesh kryen detyrën si noter në Lezhë, apo mund të jetë ndonjë sulm për shkak të vëllait të tij ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, ku u përfshi në politikë si drejtues i PD-së në Lezhë, ku pak javë më parë dha dorëheqjen nga ky post për të kandiduar në Primaret e PD-së për qarkun e Lezhës.

