Connect with us

Kosova

Shpëtimi i Kosovës nga shfarosja/ Kurti: Familja Jashari çlirioi vendin tonë

Albin Kurti: Kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin nisi më 24 mars 1998.
Bashkë me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit tonë për çlirim.
Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin e fuqishëm se kulla nuk gjunjëzohet, se Kosova nuk nënshtrohet.
Sot kujtojmë dëshmorët e Epopesë së Dukagjinit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj.
Sakrificën e tyre e nderojmë ҫdo ditë me respektin më të lartë.
Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës. 26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj.
Ideali i dëshmorëve, përparimi i vendit dhe liria e popullit po jetësohet dhe po jetohet për çdo ditë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës!
Advertisement