Aktualitet
“Shpirti ynë e di si durojmë këtë dhimbje”/ RRËQETH babai i 48-vjeçares që u vra nga burri
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e djeshme. Bëhet me dije se një çift shqiptar u gjet i vdekur në banesën e tyre të dielën në Fort Wayne, Huntertown të SHBA. Sipas mediave Arben Gllafce, 49 vjeç qëlloi disa herë mbi gruan e tij Arjanën dhe më pas vrau edhe veten. Ata kishin dy djem, një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik. Kur oficerët arritën brenda banesës, ata gjetën Arjanën dhe Arbenin të vdekur. Familjarët e të dyve janë njoftuar për vdekjen. Ndërsa të afërmit kërkojnë ndihmë për fëmijët që kanë mbetur jetimë. Krimi në familje së bashku me identitetet e tyre u konfirmua të mërkurën nga autoritetet në SHBA, siç raportojnë mediat amerikane. Çifti Gllafce ishin prindër të 2 djemve, njëri 23 vjeç, ndërsa tjetri 10. Të afërm të familjes Gllafce kanë hapur një llogari në Gofundme për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tashmë jetimë, si dhe për të sjellë familjarë të tyre në SHBA për t’u kujdesur për djemtë. Ndërkohë, në rrjetet sociale, miq e të afërm të Arjanës shprehin dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të tyre të dashur. “E bukura, e shtrenjta motra ime. Qofsh e parajsës. Do më marrë malli tmerrësisht”, shkruan motra binjake e Arjanës, teksa poston një foto të saj. Por mesazhi më prekës vjeë nga babai i moshuar i 48-vjeçares.
“Ah sa shumë u lënduam moj bir i babit, e pazëvendësueshme dhe shpirti jonë Arjana. U largove atëherë kur duhej të jetoje. Të shikoje lumturinë e djemve të tu, që aq shumë i deshe dhe u ishe përkushtuar si një prind shembullor. Shpirti ynë e di se si po durojmë këtë dhimbje të madhe dhe këtë sprovë që na dha Zoti në pleqëri. E paharruar do të mbetesh në zemrat tona dhe të atyre që të kanë njohur. Të ndritë shpirti dhe u bëftë dritë në rrugëtimin e fëmijëve të tu. E parajsës qofsh bashkë me bashkëshortin që Zoti nuk ju ndau as këtu. Qoftë i lehtë dheu! Babi dhe mami që të kanë dashur aq shumë”, shkruan ai. Reagimi i babait të saj është i dy ditëve më parë, kur ende nuk dihej që Arjana ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.