Connect with us

Kosova

Shpirtrat e shqetësuar/ Serbët për Vuçiçin dhe shkrimin e gazetës gjermane

Në analizën ndoshta më serioze të minierave të ardhshme të litiumit në Serbi, e përditshmja ekonomike gjermane Handelsblat njoftoi se ky është një projekt kyç i Bashkimit Evropian, i cili hap një sërë pyetjesh për palën serbe.

“Për BE-në ky është një projekt qendror. Brukseli i ka vendosur vetes synimin që të bëhet më i pavarur nga eksportuesit e lëndëve të para si Kina. Deri në vitin 2030, dhjetë për qind e nevojave vjetore për lëndë të para të rëndësishme duhet të mbulohen me ndihmën e minierave vendase – nëse ka furnizime në Evropë. Kjo përfshin litiumin. Qeveria gjermane po përpiqet të qetësojë shpirtrat”- thuhet në shkrimin e Handelsblat .

Kujtojme se presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha së fundmi se Serbia eshte besnike ndaj Europes

Bashkëbiseduesit e medis serbe Danas kanë qëndrime të ndryshme se si teksti i gazetës gjermane e problematizon çështjen e litiumit dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë.

Dragomir Angjelkovic , analist politik, vlerëson se problemi është se protestat e mëdha në Serbi arrijnë deri te opinioni publik perëndimor.

“Kjo është arsyeja pse projekti i litiumit i regjimit serb po bëhet problem për ta” – theksoi Angjelkoviq.

Biljana Stojkoviq , bashkëkryetare e partisë Zajedno, theksoi se është e qartë se sa problemi lidhet me dominimin kinez.

“Nëse do të kishim shkelur me sukses rrugën e anëtarësimit në BE gjatë qeverisjes së Vuçiqit, nuk do të gjendeshim në këtë situatë të çmendur. Presidenti tani po përpiqet te zgjidhë problemet e tij me BE-në duke shitur sovranitetin e shtetit” – theksoi Stojkoviq.

Kurse Zharko Ristiç, deputet i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, u shpreh se thelbi qëndron në pozitën e varur të Serbisë.

Advertisement