Connect with us

Kosova

SHPRESA E VDEKUR, por dera e BE-së, mbetet e hapur për Serbinë 

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi ka folur për integrimin e serbëve të Kosovës. Ajo ka thënë se komuniteti serb në Kosovë po përballet me presion të ashpër nga Beogradi.

Sipas saj, ata po instrumentalizohen për interesat e Beogradit dhe jo për interesat e tyre. Biserko ka deklaruar se ideja për ndarje të Kosovës është ende në tavolinë kur flitet për qëllimet e Serbisë por jo edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

“Pas rastit të Banjskës dhe luftës në Ukrainë, konteksti ndërkombëtar ka ndryshuar dhe siç e dini, është përfolur për një front të dytë në Ballkanin perëndimor, dhe që atëherë komuniteti perëndimor e ka rritur prezencën e tij”, ka thënë Biserko duke ahtuar se pas rastit të Banjskës, ka një qasje të re ndaj Serbisë.

Ka një qasje të re, edhe pse ata në Perëndim janë ende duke mbajtur derën hapur ndaj Serbisë për tju bashkangjitur anës perëndimore në vend të anës lindore. Janë disa ndryshime që diskutohen në Serbi dhe që përshkruhen si akte armiqësore nga perëndimi ndaj Serbisë” – ka theksuar Sonja Biserko

Më herët Biserko, në një intervistë për mediumin malazias “Aktuelno.me”, ka thënë se Perëndimi s’do tolerojë më aventura të reja nga ana e Beogradit, teksa ka shtuar se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, nuk i është falur Serbisë nga Bashkimi Evropian, porse nuk ka pasur sanksione.

“Fakti që përforcimet e KFOR-it u dërguan menjëherë në Kosovë, tregon se Perëndimi është i gatshëm ta mbrojë Kosovën dhe të parandalojë çdo ‘inkursion” nga Serbia. Megjithatë, kosovarët frikësohen se mund të ketë më shumë surpriza nga Beogradi. Në rrethanat aktuale gjeostrategjike, siguria është bërë prioritet për Perëndimin dhe në këtë kuptim do të parandalohet çdo përpjekje e destabilizimit të Kosovës. Kjo është një vijë e kuqe, dhe çdo tentim i Beogradit për aventura të reja nuk do të tolerohet”, tha Biserko.

Ajo ka theksuar gjithashtu se në Perëndim ka një perceptim se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të realizojë atë që ka premtuar, që është zbatimi i planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Inkursioni i njësive serbe në veri të Kosovës ishte një lloj alarmi se Beogradi nuk ka hequr dorë nga planet e tij për ndarjen e Kosovës. Pasi deri tash s’ka pasur raport zyrtar për ngjarjen, përveç mohimit të Beogradit se ka qenë i përfshirë, reagimi i shpejtë i NATO-s, SHBA-së e BE-së, tregon se s’do të lejohet përshkallëzim dhe destabilizim i Ballkanit. Ai sulm dëmtoi besimin e Perëndimit te Vuçiçi, por mesa duket ende po llogaritet në të, por në rrethana të ndryshuara”, shtoi Biserko

Advertisement