Connect with us

Bota

Shqetësime mbi planin për të derdhur në Paqësor ujërat e centralit bërthamor të Fukushimës

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po viziton rajonin e Azi-Paqësorit, ndërsa këtë të martë Tokios iu hap drita jeshile për të derdhur në Oqeanin Paqësor, mbas trajtimit të tyre, mbi 1 milionë tonë ujëra që janë përdorur në centralin bërthamor të Fukushimës.Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se sasia ujore nuk përbën rrezik, por siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Jessica Stone, vendimi ka krijuar shqetësim tek ambjentalistët dhe tek peshkatarët.Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po qëndron në rajonin e Azi-Paqësorit për të përcjellë mesazhin se plani për të derdhur në Oqeanin Paqësor, ujërat që janë përdorur në centralin bërthamor tashmë të mbyllur Daiichi të Fukushimës, është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë. Të martën, agjencia miratoi shkarkimin në Oqeanin Paqësor të një sasie ujore prej 1 milionë tonësh, pasi ujërave u janë hequr lëndët e ngurta që dëmtojnë mjedisin dhe Oqeanin.“Do të shpjegoj se çfarë po bën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, jo Japonia, për të siguruar se nuk do të ketë asnjë problem dhe se nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në mjedis”, thotë Rafael Grossi, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë AtomikeAgjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të krijojë një njësi të posaçme për të mbikëqyrur radioaktivitetin gjatë procesit të derdhjes së ujit dhe do të bëjë publik raportet e mbikëqyrjes.Kompania e Energjisë Elektrike në Tokio (TEPCO) njofton publikisht mbi nivelin e radioaktivitetit që në vitin 2011, thotë Jonathan Cobb nga Shoqata Botërore Bërthamore.“Mendoj se Kompania e Energjisë Elektrike në Tokio e kupton se transparenca ka një rol jetik që ky proces të mbështetet dhe të pranohet” , thotë Jonathan Cobb, nga shoqata Botërore BërthamoreZoti Cobb thotë se procesi i miratuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike përdor metoda kimike për të hequr elementët e rëndë radioaktivë duke holluar izotopin tritiumi, i cili nuk mund të hiqet tërësisht.“Niveli i tritiumit që do të shkarkohet do të jetë më i ulët nga sa do të ishte shkarkuar në një periudhë 1 vjeçare, nëse centrali bërthamor do të ishte funksional”, thotë zoti Cobb.

Advertisement