Pinknews
Shqetësime për humorin, Arjola Demiri tregohet sërish agresive me ndjekësit
Aktorja Arjola Demiri ka shqetësuar ditët e fundit ndjekësit. Pas videos virale, teksa kërcente në ambjentet e Kishës, shpërthimi i Arjolës ndaj ndjekësve i bëri këtë të fundit të vinin në pikyetje gjendjen e saj emocionale.
Aktorja ka siguruar sot ndjekësit se gjithçka është në rregull me shëndetin e saj dhe veprimet janë me vetëdije të plotë. Pas BBV, Arjola u shpall nga publiku si “Mbretëresha e vëmendjes” dhe duket se këtë titull nuk do ta lëshoj lehtë.
Edhe në sqarimin e sotëm, Arjola nuk ka qenë aspak e qetë dhe gjuha agresive nuk ka munguar as këtë herë nga “artistja”.
“Gjendja ime psikoemocionale është shumë e mire fal Zotit. Në këto 10 vitet e fundit s’kam qenë ndonjëherë më mirë në familje dhe në karrierë. Mental breakdown juaj është për tu shqetësuar në fak, në mënyrën se si i përdorni njerëzit dhe mundoheni t’i masakroni figurat publike duke kaluar edhe per të çmendur. Të vetmit të çmendur jeni ju”, shkruan Arjola.