Sport
Shqipëri-Kili, Zabaleta para ndeshjes: Japim maksimumin në fushë, u shpjegoj zgjedhjet e Sylvinhos
Shqipëria do të përballet pas pak minutash me Kilin, në një ndeshje miqësore. Para takimit që do të mbahet në Parma, ka folur ndihmësi i trajnerit Sylvinho, Zabaleta.
“Është një miqësore, por ne nuk futemi si në miqësore. Prej 10 vitesh nuk ka më miqësore. Të gjitha ndeshjet janë të mira mjaftueshëm, duam menatlitetin që të japim 100% në fushë. Është një skuadër e fortë dhe duam të bëjmë një paraqitje të mirë. Kishim 3 opsione në sulm, menduam që do të ishte një ndeshje e mirë për Manajn. Cikalleshi është sulmuesi kryesor, ka luajtur mbi 8 ndeshje dhe e njohim. Duam të shohim edhe të tjerët. Manaj po luan mirë dhe të shohim çfarë do t’i japë skuadrës. Kemi disa lojtar të rinj që mund të japin shumë.
Kili është skuadër amerikane, luan mirë me topin, ka lojtarë me eksperiencë dhe shumë të mirë. Pak a shumë si Spanja, mban topin, agresive. Është skuadër e ngjashme me të tre kundërshtarët tanë në Europian.
Nuk ndryshojmë modul, 4 në mbrojtje, 2 mesfushor, 1 pas sulmuesit, 1 sulmues dhe 2 anësor. Kemi më shumë se 1 vit që luajmë kështu. Kërkojmë nga lojtart të rrisin performancën, kemi 3 muaj pushim. Punuam shumë me videoanalizë. Lojtarët e dinë çfarë kërkojmë. Shpresoj që këto miqëore të jenë të dobishme në këtë aspekt.
Ernest Muçi si 10sh te Besiktas? Edhe ne ashtu e shohim. Pas sulmuesit duke luajtur më në qendër. Por, ai luan në të dy krahët. Është shumë i mirë mes linjave, ka gjuajte shumë të mirë nga jashtë zone. Është bukur të kesh një lojtar si ai që shkon majtas-djathtas” – Tha ai.