Connect with us

Politike

Shqipëri-Mal i Zi bashkë në Podgoricë, 9 marrëveshjet që priten të nënshkruhen

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen 9 marrëveshje mes dy vendeve në fusha të caktuara. Takimi pritet që të mbahet në Podgoricë në ambientet e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU).

Ceremonia pritëse e dy delegacioneve u zhvillua rreth orës 10:45 minuta, me ekzekutimin e himneve përkatëse. Ndërsa më pas dy kryeministrat u njohën me delegacionet qeveritare që do të marrin pjesë në mbledhjen e përbashkët

Advertisement