Connect with us

Politike

Shqipëria pajiset me dronë, Rama: Nuk jemi të sigurtë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ tha se dronët do të jenë dobirpurëse për të mirën e ligjit në vend. Kreu i qeverisë falënderoi Turqisë

‘Përfaqësohet edhe trupat turke që kanë qenë aty për shumë vite. Më pas do të nisim të punojmë për dronët. Ne kemi nënshkruar apo do nënshkruajmë për paketën e plotë 3 dronët. Nuk jetojmë në kohë të sigurta, kur siguria jonë kombëtare të jetë në rrezik atëherë do të jemi të gatshme për luftë. Ato do të jenë dobiprurëse për të mirën e ligjit në vend. Dronët do të na ndihmojmë që të monitorojmë trafikun do të na ndihmojnë të ndjekim personat e kërkuar. Do t’i shërbejnë edhe policisë. Do të monitorojnë tërësisht territorin dhe do të arrijnë kapacitete për të luftuar kultivimin e lëndëve narkotike. Ne do të sigurohemi që lufta që ka qenë dhe po vazhdon ende nga toka ku vijnë partnerët tanë. Luftës kundër ndërtimeve të paligjshme e shfrytëzimit të pronave në dëm të pronës publike të vazhdojë. Sërish dua të them se është e pamundur të falënderoj mjaftueshëm presidentin mikun tonë të dashur Erdogan dhe ministrin e mbrojtjes të cilët kane qenë të prirur që të na ndihmojnë.’- tha Rama.

Advertisement