Connect with us

Politike

Shqipëria drejton seancën e OKB-së/ Rama: Duhet të kundërshtojmë luftën në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që do të mbahet në OKB, dhe do të drejtohet nga Shqipëria, theksoi se vendi jonë do të kundërshtojë çdo mesazh që do të përpiqet të justifikojë luftën në Ukrainë.

Rama tha gjatë konferncës për mediat se e gjithë bota duhet të bëhet bashkë për të kundërshtuar këtë luftë.

Ai theksoi se ‘do ta shfrytëzojmë këtë takim për ti bërë thirrje Rusisë për të rifilluar nismën e grurit të detit të zi për hir të atyre që kërkojnë ndihmë për ushqim nga kombet e bashkuara’.

“Efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm të Ukrainë dhe Evropa, por në cdo cep të botës dhe kërcënojnë sigurinë e ushqimit në mbarë botën.

Duhet të sjellim në KS të vërtetën dhe realitetin e trishtë të këtij shkatërrimi të panevojshëm.

Të kundërshtojmë atë mesazh që përpiqet të justifikojë pushtimin. Na duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar bazuar në rregulla

Duhet të jemi të bashkuar në përpjekje për të ndalur këtë luftë.

Ky takim është i nevojshëm për të ndarë mendimin si mund të shfrytëzojmë çdo mundësi për paqe.

Do ta shfrytëzojmë këtë takim për ti bërë thirrje Rusisë për të rifilluar nismën e grurit të detit të zi për hir të atyre që kërkojnë ndihmë për ushqim nga kombet e bashkuara”, tha ndër të tjera kryeministri i Shqipërisë.

Advertisement