Connect with us

Sport

“Shqipëria, ekipi me 10 flamuj”/ Marca “skanon” kuqezinjtë, më shumë se një kombëtare

Në Spanjë, mediat i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, rivalit të radhës së përfaqësueses së tyre në “Euro2024”. Marca, e përditshmja sportive spanjolle, është ndalur në një detaj shumë interesant:

“Shqipëria, ekipi me dhjetë flamuj” është titulli i shkrimit.

Marca ka shkruar se Sylvinho ka zgjedhur lojtarë të lindur në nëntë vende të ndryshme: Shqipëri, Zvicër, Maqedoni të Veriut, Kosovë, Gjermani, Greqi, Itali, Angli e Spanjë. “Në Spanjë është i lindur Ivan Balliu. Dhe do të ishin dhjetë flamuj, pasi kosovarët janë të lindur para se Kosova ta deklaronte pavarësinë në vitin 2008”, shkruan gazeta e madhe spanjolle.

Advertisement