Giorgia Meloni: Falenderoj Edin jo se jetoj në protektorat por se më ka bërë të ndjehem shumë e re te video që na u shfaq. Uroj  Edin edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës . Jam e kënaqur që Evropa do të mbështetet pikërisht tek këmbëngulja e vendosmëria e tij.

Shqipëria organizon Komunitetin Politik Evropian për herë të parë, moment i rëndësishëm për kombin shqiptar e për të gjithë ne. Unë e kam menduar që identiteti evropian i Shqipërisë është fakt nga historia dhe përpara gjeografisë. Shqipëria është sigurisht Evropë si Italia, Serbia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të tregojë se kush është evropian apo jo.

BE është sot pikërisht ajo që do e doja, dëshira e ribashkimit të familjes evropiane, njësoj si gishtat e një dore. Popuj që kanë luftuar