Aktualitet
“Shqipëria është kthyer në Tajlandë”/ Avokati: Vajza të mitura shfrytëzohen për prostitucion
Avokatët Kujtim Ibra e Redi Ramaj pjesë e panelit të emisionit komentuan mbi zhvillimin e prostitucionit në vendin tonë.
Avokati Ibra u shpreh se shtëpi në lagje të Tiranës apo qytete bregdetare merren me qira dhe kthehen në hotele ku ushtrohet prostitucion.
Ibra: Në Shqipëri jemi kthyer në Tajlandë sa i përket turizmit seksual, të gjitha aplikacionet në shumë hoteleri janë kthyer në modë në Tiranë, në zona bregdetare, pallate, ku merren me qira kate të tëra dhe bëhen hotele, motele për ushtrim prostitucioni, kjo është ajo që duhet të na shqetësojë pika e parë. Është realitet, po t’i hysh Tiranës.
Ramaj: Ka edhe Airbnb që merren, janë shqetësuar edhe komunitete dhe pallate të caktuara.
Ibra: Në çdo lagje ka hotele dhe motele ku ushtrohet prostitucion me licencë dhe pa licencë të regjistruar si hotele, kur shkon policia thonë i kemi të regjistruara si hotel. Ushtrohet prostitucion nga vajza shqiptare dhe të huaja, ky është problem shqetësues, ka familjarë që marrin policinë në telefon edhe thonë zotëri është kthyer në motel dhe familjarëve nuk u merret as kallëzim.
Avokati Ramaj sjell raste kërcënimesh në këto aplikacione, ndërsa ka të mitura që shfrytëzohen përmes aplikacionit Telegram.
Ramaj: Në këto aplikacione përdorin edhe të miturit, kemi pasur vetëvrasje, kemi pasur kërcënime hapur duke publikuar fotot, organet nuk kanë arritur mundësi aksesi. Zgjidhja është krijimi i një ligji për një institucion afër Policisë së Shteti.