Sport
Shqipëria eviton vetëm një skuadër pretendente, kuqezinjtë rrezikojnë shumë në Europian
Top-10 skuadrat pretendente të Europianit që luhet në verën e ardhshme janë Anglia, Franca, Gjermania, Spanja, Portugalia, Italia, Belgjika, Holanda, Danimarka dhe Kroacia.
Shqipëria rrezikon shumë në shortin e Europianit, i cili do mbahet me 2 dhjetor. Kjo pasi kuqezinjtë evitojnë vetëm 1 skuadër nga të fortat, ndërsa 9 të tjera janë rival potencial në grupe.
Nuk do mund të përballemi vetëm me Danimarkën, pasi është në vazon e dytë, aty ku është edhe Shqipëria. Tifozët e Kombëtares duhet të “kryqëzojnë gishtat”, pasi do na duhet vërtetë fat.
Skuadrat pretendente: Anglia, Franca, Gjermania, Spanja, Portugalia, Italia, Belgjika, Holanda, Danimarka dhe Kroacia
Skuadrat pretendente, rivalë të mundshëm të kuqezinjve: Anglia, Franca, Gjermania, Spanja, Portugalia, Italia, Belgjika, Holanda dhe Kroacia