Connect with us

Aktualitet

Shqipëria feston “Ditën e Mësuesit” më 7 Mars! 138 vite më parë u hap shkolla e parë shqipe në Korçë

Në të gjitha shkollat e vendit festohet sot 7 Marsi, ku organizohen aktivitete festive në shenjë mirënjohjeje për punën e mësuesve në edukimin e brezit të ri.

Festa vjen në ditën kur 138 vjet më parë në qytetin juglindor të Korçës u hap Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, një ngjarje me rëndësi kulmore për përpjekjet e popullit shqiptar për të ruajtur gjuhën dhe alfabetin e vet.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve nën sundimin osman ishte rreptësishtë i ndaluar, shkolla e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet.

Advertisement