Politike
Shqipëria jashtë liste/ Shehu për mbledhjen e thirrur nga Mitsotakis: Përkeqësim i marrëdhënieve
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar ftesën nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili do të mbledhë më 21 gusht liderët e rajonit dhe BE-së, por nuk ka ftuar kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kjo pasi ftesa është në nivelin presidencial.
Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se mungesa e ‘Shqipërisë’ në darkën informale të Mitsotakis është pasojë direkte e veprimeve arbitrare dhe anti demokratike të Ramës, teksa paralajmëron për përkeqësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Postimi i plotë:
Rama, me aventurizmin politik demton vendin!
Mungesa e “Shqiperise” ne darken informale te Z. Mitsotakis, eshte pasoje direkte e veprimeve arbirare, anti demokratike te Rames.
Duhet te jemi te sinqerte e te shohim te verteten ne sy.
Kjo eshte e verteta, dhe druaj se gjerat do te perkeqesohen.
Duke cenuar maredheniet e rolin tone ne Rajon.
Duke demtuar me pasoja procesin tone te integrimit europian.
Eshte nje rrjedhoje e perkeqesimit te maredhenieve me Greqine mike.
Pikerisht si pasoje sherthyese e “ceshtjes Beleri”.
Nje tregues i deformimit te rende te demokracise ai, te te drejtave themelore ne vendin tone!
I nje autokracie te rrezikeshme!