Aktualitet
Pretendimi për plazh falas pas orës 19, fotomontazh
‘Pas orës 19:00 çadrat dhe shezlonget në bregdetin shqiptar do të jenë falas’.
Ky ishte një lajm i cili u bë viral, i shoqëruar edhe me një postim që pretendohej se ishte marrë nga postimet e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në rrjetin e saj social Facebook, si më poshtë:
FOTOJA E MONTUAR
Krahas këtij fotomontazhi, qeveria u akuzua edhe për kopjim të nismës nga vendet tona fqinje, referuar Malit të Zi, tre ditë përpara se të “miratohej” në vendin tonë.
Por të dyja pretendimet janë të gabuara me përmbajtje “Fake News”. Postimi i Kumbaros nuk ka ekzistuar kurrë në atë lloj kontenti, dhe ajo çka ministrja ka publikuar në lidhje me plazhe pa pagesë është: “Mirëmëngjes nga Saranda ku është krijuar një model i plazhit publik, me çadra dhe shezllone të reja pa pagesë për pushuesit”.
FOTO REALE E POSTIMIT
Ndërsa, përsa I përket nismës së qeverisë Malazeze, ajo është vënë në zbatim në verën e vitit 2019, dhe parashikon që plazhet kthehen pa pagesë pas orës 17:00.
*Lajmi është korrigjuar pas verifikime janë bërë edhe nga “Faktoje” e cila ka arritur që të nxjerr në pah lajmin e rremë që qarkulloi në disa media në vend.
*Titulli ishte: Shqipëria kopjon Malin e Zi, plazh falas pas orës 19:00.
Titulli u ndryshua në: “Pretendimi për plazh falas pas orës 19, fotomontazh”